29,03,2024

Banka Botërore: Këtë vit, rritje ekonomike dhe e punësimit në Kosovë

Must Read

Kosova në krahasim me vitin e kaluar ka rritje të punësimit 8.5%, ndërsa rritje ekonomike 4.4%.
Banka Botërore në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor konstatoi se në Kosovë ka pasur rritje të punësimit dhe pritet edhe rritje ekonomike më e lartë se viteve të shkuara.

Agim Demukaj nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë tha se rritja e punësimit ndodhi nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimtarisë.

“Në Kosovë kemi pasur një rritje prej 8.5%, ka qenë rritja më e lartë në rajon sa i përket punësimit. Prej ku ka ardhur kjo? Ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve, në ndërtimtari, por edhe në industri dhe sektorë të tjerë”, tha Agim Demukaj.

Ndërkaq, rreth rritjes ekonomike ai tha se projektohet rritje rreth 4.4%.

“Ka pasur një rritje që ne presim që do të jetë diku tek 4.4%, që është më e lartë se në vitin e kaluar”, tha Demukaj.

Përveç kësaj, Demukaj tregoi shumica e investimeve vazhdon të jenë nga vendet e BE-së.

“Nëse shikojmë investimet e huaja direkte, investimet vazhdojnë të vijnë nga Bashkimi Evropian, në këtë rast nga Gjermania, nga vende të tjera si Zvicra, Austria, Italia, por edhe nga Turqia [si shtet që nuk është anëtar i BE-së]”, tha Demukaj.

Ai theksoi se në këto investime rol të madh ka diaspora kosovare.

“Të mos harrojmë se investimet e huaja direkte në Kosovë janë gjithashtu të lidhura në masë të madhe edhe me diasporën tonë — me diasporën kosovare që gjendet në shtetet gjermanishtfolëse.

Sipas Demukajt, diaspora po e mban gjallë sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë.

“Ata përveç që sjellin investime të huaja, mos të harrojmë se 60% e investimeve shkojnë në ndërtim në banesa, domethënë nuk janë investime produktive ndoshta, por vazhdimisht e mbajnë gjallë sektorin e ndërtimtarisë, i cili krijon edhe rritje ekonomike edhe punësim”, theksoi zyrtari i Bankës Botërore.

Ndryshe, Kallxo.com ka shkruar edhe më herët për papunësinë dhe punësimin në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img