24,04,2024

Rektori Bajraktari viziton shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.14.11.2017. Për t’i koordinuar aktivitetet dhe projektet e përbashkëta që mund t’i kenë, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari dhe drejtori i shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në këtë qytet Abdullah Imeri, zhvilluan një takim. Bashkëpunimi i ndërsjellë u vlerësua si diçka e rrallë e që ka ndodhë mes institucioneve publike të nivelit të mesëm dhe universitar. Derisa që të dy udhëheqësit u zotuan se bashkëpunimet do të bëhen në favor të kualitetit dhe progresit në arsim.

“Bashkëpunimi i jonë vazhdon në përgatitjet e kurrikulave të përbashkëta duke pasur parasysh që disa nga drejtimet që janë në këtë shkollë janë edhe në universitetin tonë, prandaj mendojmë që ky bashkëpunim do ta rris kualitetin e nxënësve këtu që në të ardhmen do të jenë studentë në universitetin tonë. Pra në këtë pikëpamje do të japim maksimumin tonë që kemi si kuadër dhe infrastrukturë”, tha rektori Agron Bajraktari.

Ndërkaq, drejtori i shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Ferizaj Abdullah Imeri, tregoi se së fundi nga ky universitet kjo shkollë ka pranuar donacion disa kompjuterë, të cilët po u shërbejnë shumë nxënësve të drejtimit Përpunimi i Drurit.

“Nuk është vetëm ky kabinet që po e shihni, por kemi edhe shume projektorë dhe kompjuterë të tjerë të cilët po shfrytëzohen për procesin mësimor. Për neve ka qenë një ndihmë shumë e madhe, sidomos në përcjelljen e teknologjisë. Ne u dakorduam se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në fusha të tjera profesionale, pasi që për nxënësit e kësaj shkolle është perspektivë që i pret. Madje të kënaqur me këtë bashkëpunim që po e bënë shkolla jonë me Universitetin e Shkencave të Aplikuara, janë shprehur edhe prindërit e nxënësve që janë këtu”, tha Abdullah Imeri.

Nga kjo paraqitje mediale, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Ai bëri thirrje tek institucionet e larta shtetërore që të investojnë më shumë në arsim, prej ciklit të ulët e deri në universitet.

“Kemi bërë hapa të mirë përpara, por jemi larg asaj për të qenë të krahasueshëm me shkollat e Evropës, prandaj unë bëj thirrje për qeverinë e parlamentin që të ndajnë më shumë mjete për arsimin, por jo të ndahet buxhet veç për ndërtim të godinave, por edhe në cilësi dhe shumë çështje të tjera që zhvillojnë arsimin në Kosovë. Vetëm atëherë kur shteti investon në arsim, atëherë në mund të themi se do të krahasohemi me vendet evropiane”, tha Agron Bajraktari.

Shkolla e mesme e Agrobiznesit dhe e Teknologjisë në Ferizaj, tashmë ka hapur edhe tri paralele të drejtimit Përpunimi i Drurit, ku në to përfshihen rreth 50 nxënës. U tha se shumica prej tyre tashmë kanë synim që studimet t’i vazhdojnë në Universitetin e Ferizajt, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img