26,04,2024

B.Buzhala: Deshtën të më sulmojnë dy vagabonda të VV

Must Read

Berat Buzhala në profilin e tij në facebook ka bërë të ditur që derisa ishte duke pritur në një barnatore në Prishtinë dy persona që ai thotë se janë aktivistë të VV deshtën ta sulmojnë.

Tentim-sulm ndaj Berat Buzhalës, kryetarja e Kuvendit dënon rastin

Tentim sulmin e ka dënuar Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se sulmi ndaj Buzhalës është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe.

“Tentim sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe”, shkruan Osmani.

Kryeparlamentarja gjithashtu ka ftuar autoritetet e rendit të merren me hetimin e rastit.

“Ftoj autoritetet e rendit ta hetojnë rastin”, ka ftuar Osmani.

Tutje, Osmani i ka quajtur gazetarët heronj në raportimin gjatë kohës së pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

“Gazetarët duhet ta gëzojnë fjalën e lirë, konform standardeve profesionale dhe ligjeve në fuqi. Ata këto ditë janë heronj gati po aq sa mjekët, infermierët, policët dhe shërbyesit e tjerë emergjentë që janë mobilizuar kundër pandemisë Covid-19. Prandaj duhet t’i përkrahim që të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Buzhala përmes një shkrimi ka njoftuar se pranë një barnatore në Prishtinë, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë.

“Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu.”, shkruan Buzhala.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img