19,04,2024

AVONET: Ministri Bajram Hasani i gatshëm të ndaj shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve

Must Read

 

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot takoj ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram
Hasani dhe sfatin e tij.
Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET-it  falënderon ministrin  Hasani për bashkëpunimin dhe për marrjen parasysh të kërkesave të adresuara dhe shqyrtimin e tyre.  Gashi theksoj se kjo ministri ka treguar progres të madh duke dhënë mundësi prodhuesve vendor, e duke ju krijuar edhe infrastrukturë ligjore, e administrative bizneseve vendore.
AVONET ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen
në krye të ministri  Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i
favorshëm si për OJQ ashtu edhe për pronarët e bizneseve.
Ministri Hasani theksoi se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janë krijuar
kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimi e kushteve për prodhuesit vendorë,marrja e masave mbrojtëse, veçanërisht për miell dhe materiale ndërtimore (blloka).

Hasani, kërkoj që për çdo shqetësim që mund të kenë si nga shoqëria civile, bizneset, e po ashtu edhe nga qytetarët të drejtohen në këtë Ministri ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet.
U bë e ditur se Ministria ka vënë edhe disa numra kontaktues ku gjatë 24 orëve mund të
adresohet çdo shqetësim apo problem që hasin qytetarët në fushat që janë kompetencë e kësaj
Ministrie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img