29,03,2024

Autostrada Prishtinë -Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto)

Must Read

Në fund të Dhjetorit u përurua segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi” Bibaj-Babush.
Por tani ende pa kaluar as gjashtë muaj kanë filluar problemet me mbikalimet në këtë pjesë të autostradës.
Mbikalimi në fshatin Mirash të Ferizajt gati se është ndarë nga pjesa e rrugës e që po paraqet rrezik edhe për makinat të cilat kalojnë në këtë pjesë.
Si shihet në këtë pjesë nuk është llogaritur se kjo ndarje nuk mund të mbulohet vetëm me asfalt dhe pa kurrfarë baze nën te. Kjo ka bërë që pjesa e asfaltit të bie shumë shpejt dhe tani është krijuar një hendek mes urës dhe pjesës tjetër të rrugës.
Për këtë banorët e fshatit Mirash kanë kontaktuar me përgjegjës të Kompanisë Bechtel&Enek” të cilët u kanë premtuar se shumë shpejt do të intervenojnë në rregullimin e kësaj pjese.
Edhe pse për këtë pjesë kompania e cila po ndërton këtë autostradë ka treguar gatishmëri të intervenoj sërish mbetet enigmatike se si janë mbikalimet tjera dhe a është punuar me të njëjtin projekt dhe kur edhe te të tjerat do të paraqitet I njëjti problem.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img