25,04,2024

Automobilistët e Ferizajt radhiten të dytët në garën automobilistike Ferizaj 2016

Must Read

Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) dhe ekipi Prishtina RT u radhitë në vendet e para në garat automobilistike që u zhvilluan sot në Ferizaj.
Prishtina Racing Team e ka vazhduar dominimin në kampionatin e sivjetmë dhe po thuaj në çdo garë pozita e parë në plasmanin e përgjithshëm është e “rezervuar” për të.
“Pas fillimit që ishte paksa i vështirë, tashmë unë jam përshtatur edhe me bolidin e ri dhe nuk është befasi as fitorja e sotme. Kam pritur se do të triumfoj në Ferizaj dhe besoj të vazhdoj me suksese edhe në garat e radhës”, ka thënë Dushi pas fitores duke falënderuar sponsorët e tij.

Kësaj radhe, distancën prej 4.4 kilometrave Zhuqa e kaloi për kohën 3:05.554 minuta. Befasia e kësaj gare ishte anëtari i Rahovecit, Mitat Vuqitërna, i cili me Audi u rendit në pozitën e dytë, me vonesë prej 11.606 sekondave në krahasim me fituesin, ndërsa që doli i pari në kategorinë e nëntë. Një vend në podium ishte i rezervuar edhe për Naim Dashajn e PRT-së, i cili me Subaru doli i treti në plasmanin e përgjithshëm.

Edhe në këtë garë klasa e parë u dominua nga garuesit prizrenas (dy të parët nga AK Prizreni D&G, ndërsa i treti nga AK Prizreni), derisa në klasën e pestë podiumi u kompletua me tre garues të AK Ferizajt.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar pozitivisht garën e Ferizajt. “Gara pati rrjedhë normale dhe gjithçka shkoi mirë. Tani me të gjitha forcat do të përqendrohemi për organizimin e ‘Drag Race’ që do ta kemi në fundjavën e ardhshme”, ka thënë Rexhepi. Interesimi për këtë garë i ka kaluar të gjitha parashikimet.

Rezultatet:

Plasmani i përgjithshëm:

1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:05.554

2.Mitat Vuqitërna (Audi – Rahoveci) 3:17.160

3.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 3:18.403

Renditja ekipore

1.Prishtina RT 55 pikë

2.Ferizaj 50

3.Prizreni D&G 47


Klasa e parë:

1.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) 3:41:212

2.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +01.447

3.Halil Çereti (Yugo – Prizreni) +01.544

Klasa e dytë:

1.Gedek Ihtimani (Opel Corsa – Prizreni)3:41.655

2.Behar Emrullahu (Seat – Gjilani) +00.979

3.Dukagjin Mataj (Zastava 128 – Gjakova 137) +09.238

Klasa e tretë:

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki Swift – Prishtina RT) 3:21.893

2.Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +09.316

3.Gazmend Kadriu (Suzuki Swift – Ferizaj) +18.542

Klasa e katërt:

1.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 3:27.663

2.Besim Thaqi (Yugo – Prizreni) +07.586

Klasa e pestë:

1.Rexhep Bytyçi (Honda – Ferizaj) 3:29.661

2.Kushtrim Bytyçi (Renault Clio – Ferizaj) +00.784

3.Shpresim Ademi (Opel Astra – Ferizaj) +04.402

Klasa e gjashtë:

1.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) 3:30.151

2.Burim Asllani (Peugeot 306 – Ferizaj) +02.817

Klasa e shtatë:

1.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 3:18.403

2.Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +01.746

3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni) +09.956

Klasa e tetë:

1.Kastriot Buqaj (Golf – Prishtina RT) 3:28.112

2.Besart Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) +06.832

3.Agron Shulina (Audi 90 – Rahoveci) +30.846

Klasa e nëntë:

1.Mitat Vuqitërna (Audi – Rahoveci) 3:17.160

2.Bardhyl Canolli (BMW M3 – Prishtina RT) +01.471

3.Vilson Ndrecaj (BMW 5 – Gjakova 137) +04.066

Klasa e dhjetë:

1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:05.554

2.Besfort Bunjaku (Formula – Ferizaj) +14.503

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img