19,04,2024

ATK-ja ka një njoftim për mbledhësit e kuponëve fiskalë

Must Read

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë tërheqjen e numrave potencialë fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për periudhën e tremujorin të tretë të këtij viti.

ATK-ja thotë se tërheqja e numrave potencialë fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencialë fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ.

Sipas një komunikate, numri i qytetarëve potencialë të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,582.

“Numri Potencial Fitues 27    78    95, fitues   538    566    478, totali i fituesve         1,582. Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, nga data 6 Nëntor deri me 10 Nëntor 2017, ora 16:00. Numri i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e kësaj kampanje ka qenë 72,781”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img