20,04,2024

Asllan Kryeziu zgjedhet nënkryetar i komunës së Ferizajt nga radhët e PDAK-së

Must Read

Sot  në seancën e rregull të kuvendit komunal të Ferizaj,pikë e rendit ditës ishte edhe zgjedhja e nënkryetarit shtesë nga radhët e komuniteteve, dhe me 32 vota pro 2 kundër në këtë pozitë u zgjedh Asllan Kryeziu nga subjekti PDAK.

Kjo pozitë është kërkuar disa herë nga Qazim Rrahmani  Asamblistë nga PDAK-ja, dega Ferizaj, i vetmi nga radhët e komuniteteve pakicë.

Sot kjo kërkesë e z.Rrahmani  u mbështet edhe nga pozita edhe nga opozita.

Rahmani propozoi Kryeziun, jurist i diplomuar dhe vlerësoi se zgjedhja e tij, do të ndihmoj qasjen e pakicave në përkrahje nga komuna.

“Ne ndihemi mirë që sot Ashkanlit nga Ferizaj kanë pjesë në ekzekutivë dhe kjo ndihmon që kërkesat e tona mund të realizohen ma lehtë dhe me një vëmendje më të sinqertë” ka thënë Rrahmani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img