25,04,2024

Ashkalitë Kërkojnë Drejtësi Përtej Përkatësisë Etnike në Kosovë

Must Read

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkanlive për Integrim tha se drejtësia në Kosovës do të jetë e barabartë për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë.

“Drejtësi do të ketë në Kosovë kur nuk shikohet kush është shumicë apo pakicë”, tha në mes tjerash Rrahmani.

Ai si prioritet të qeverisjes tha se e kanë digjitalizimin e lëndëve që janë në gjykata.

Nsërsa për moskorruptimin e gjykatësve dhe të prokuroreve, Rrahmani tha se kjo bëhet nëse  rriten pagat atyre.

“Gjyqtarët e prokurorët nuk do të korruptohen kur kanë paga të mira”, tha Rrahmani.

Përfaqësuesit e PDK-së janë duke munguar edhe në debatin e sontëm parazgjedhor për sundim të ligjit dhe siguri publike, për herë të katërt rresht.

#DebatPernime që po moderohet nga Jeta Xharra e që po transmetohet në TV21 është duke u mbajtur pa përfaqësuesit e partisë e cila ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës që nga viti 2008 duke drejtuar dikasterë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe sigurinë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje në dy mandate rresht, PDK ka drejtuar edhe qeverinë.

PDK ka kushtëzuar pjesëmarrjen në debat me dhënien e një hapësire më të madhe për përfaqësuesit e kësaj partie në krahasim me subjektet tjera në garë.

Dje, Adnan Merovci, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), tha për KALLXO.com se kjo kërkesë e PDK-së është e kundërligjshme.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Youtube në linkun e mëposhtëm:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img