23,04,2024

Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës “Astrit Bytyçi”

Must Read


Ferizaj.04.08.2018
. Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, panë nga afër punimet e asfaltimit të shtresës së dytë në rrugën “Astrit Bytyçi”, me të cilën përfundon edhe realizimi i këtij projekti.

Kjo rrugë që paraqet një arterie të rëndësishme të lidhjeve brenda qytetit dhe daljes në rrugë magjistrale, ka qenë në gjendje të keqe, e dëmtuar dhe e pafinalizuar deri më tani.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe vogëlushi Endri Rexhepi, i cili javë më parë pati shkruar letër Kryetarit të Komunës, Agim Aliu duke paraqitur kërkesën që të rregullohet kjo rrugë dhe të vendosen pengesa për të ulur shpejtësinë e rritur sigurinë e banorëve të zonës. Kryetari i Ferizajt, pati premtuar në letrën e përgjigjes për vogëlushin Endri Rexhepi, se do ta vizitoj atë dhe do ta plotësoj kërkesën e tij, dhe sot të dy bashkë ishin pjesë e inspektimit.

“Unë sot jam me Endrin dhe për t’i premtuar fëmijëve dhe nxënësve tjerë që projekte si ky nuk do të vonohen, nuk do të kenë fatin e këtij projekti, sepse ju e dini që ky projekt është nisur në vitin 2013, dhe është nisur në kohën kur ne e kemi projektuar si projekt dhe për fatin e keq që ka zgjatur shumë, por më vjen mirë që sot më në fund po përfundon ky projekt, një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë zonë, një ndër zonat më urbane të qytetit të Ferizajt, një projekt që ka gjatësi rrugore afërsisht 2 kilometra në të cilin është punuar në kanalizimin atmosferik, kanalizimin fekal, trotuari, ndriçimi dhe një pjesë ku ka qenë e mundur edhe shtegu për çiklistë. Pra është me të gjithë parametrat modern dhe infrastrukturën që kërkohet me standard të reja për t’u punuar por më vjen mirë mbi të gjitha që po përfundon një projekt i cili ka pasur një kosto afërsisht 300 mijë euro, por edhe më vjen keq që ka pasur një vonesë të gjatë kohore dhe ky është zotimi ynë pra, që ne do t’i japim projekteve që do t’i zhvillojmë një dinamikë tjetër, një angazhim tjetër mbi të gjitha standarde dhe cilësi krejtësisht tjetër në projektet tona. Më lejoni që duke uruar qytetarët që do ta gëzojnë këtë rrugë, t’iu them, një ndjesë jo pse më takon përgjegjësia mua por një ndjesë sigurisht se do të ishte e mirë t’i kërkohet këtyre banorëve që kanë vuajtuar për afërsisht pesë vite për t’u përfunduar një projekt i tillë. Endri do të ketë të ardhme të sigurt, sepse ne do të punojmë për ta dhe sikur Endri unë ftoj edhe shumë nxënës të tjerë që të më shkruajnë, që të ngrisin prokupimet e tyre, shqetësimet e tyre dhe kryetari gjithmonë do të jetë në dispozicion të tyre. Endri e gëzofsh rrugën, ne do të punojmë ashtu siç ke kërkuar ti, të ketë siguri në këtë rrugë. E ke edhe një dëshirë për ta plotësuar, shkollën “Gjon Serreçi”, ne do të punojmë që të zhvendosim atë shkollë dhe të jesh në një shkollë ku ka kushte më të mira” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 2 km dhe kosto prej 290,000 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img