19,04,2024

Asfaltohet rruga “Hasan Prishtina” me të gjitha standardet evropiane

Must Read

Gjatë ditës së martë është bërë edhe asfaltimi i rrugës “Hasan Prishtina”.
Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjelle edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri, drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, si dhe mbikëqyrësja e këtij projekti Leonora Zeqiri.
Kryetari Svarqa, gjatë këtij inspektimi është ndarë tejet i kënaqur me rregullimin e kësaj rruge, duke u shprehur se kjo rrugë ka rëndësi tejet të madh për banorët e këtij lokalitetit, por edhe për të gjithë qytetarët ferizajas, sepse është rrugë lidhëse që lidhet me rrugën “Rexhep Bislimi” dhe rrugën “Astrit Bytyqi”.
“Kjo rrugë po asfaltohet sipas standardeve tashmë të aplikueshme në komunën e Ferizajt, dhe e cila rrugë në bazë të këtyre standardeve shoqërohet edhe me shtigje për këmbësore dhe ndriçime, për ti dhen pamje dhe kuptim edhe zhvillimit të jetës këtu, por edhe qarkullimit automobilistik, dhe të këmbësorëve veçanërisht të nxënësve që vijojnë mësimet në shkollën “Astrit Bytyqi”. Ne po presim që ditëve në vijim të filloj asfaltimi i rrugës “Mihajl Shuflaj”, përgjatë tërë oborrit të shkollës e cila do të përplotësonte infrastrukturën në dobi të interesit qytetarë për banorët e këtyre lokaliteteve të kësaj zone e cila një kohë të gjatë nuk ka pasur investime”, është shprehur kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se intervenimet që po bëhen në rrugën ‘Astrit Bytyqi”, janë në dobi të përplotësimit dhe rregullimit urbanistik të asaj rruge.
“Edhe ndërhyrjet që po bëhen në rrugën “Astrit Bytyqi” në kthesë që të shpije në drejtim të magjistrales, po përplotësojnë rregullimin urbanistik të kësaj rruge më rëndësi tepër të veçante e cila po shndërrohet në një arterie të tretë pas rrugës “Kadri Zeka” dhe “Vllezërit Gërvalla”, e cila shpije drejt qendrës së qytetit përmes se cilës do të ketë një lehtësim të qarkullimit dhe një hapje të frymarrjës së komunikacionit për qytetin e Ferizajt. Unë i falënderoje banorët që kanë punuar me përkushtim maksimal që ky projekt i rëndësishëm për të gjithë ne, që të realizohet sepse edhe kanë rrënuar një pjesë të mureve këtu, por kanë liruar edhe hapësirat publike në dobi të interesit të përgjithshëm. Unë jam shumë i sigurt që brenda këtij mandati do të arrijmë të përplotësojmë dhe të realizojmë maksimalisht të gjitha premtimet që kemi dhënë në mënyrë që ta kemi ndërgjegjen e pastër për të kërkuar vota edhe në mandatin dytë”, ka përfunduar kryetari Svarqa.
E nga ana tjetër edhe banorët e kësaj rrugë janë ndier tejet të kënaqur me rregullimin e rrugës së tyre. Thanë se këto investime është dashur të bëhen qysh me parë, për shkak të asaj se rruga ka qenë tejet e dëmtuar.
U be e ditur se rruga ‘Hasan Pristina”, ka një gjatësi prej 800 metrave, kurse në këtë rrugë është bërë edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, trotuaret si dhe ndriçimi publik. Vlera e këtij projekti kap shumën 160 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img