19,04,2024

Asfaltohet rruga “Atanas Athanasi”

Must Read

Ferizaj.14.07.2017. Të premten është bërë asfaltimi i rrugës “Atanas Athanasi”.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe me bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast Svarqa, vlerësoi këtë projekt si tepër të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë të qytetit. Tha se projekte të tilla po realizohen pothuajse në të gjitha lokalitetet e komunës së Ferizajt.

“Ne edhe sot po asfaltojmë një rrugë mjaftë të rëndësishme edhe ndodhet në pjesën periferike të qytetit e cila lidh katër anët e qytetit që janë arterie që shpiejnë në drejtime të ndryshme të qytetit siç është rruga “ Astrit Bytyqi, rruga “Hasan Prishtina”, rruga “Kadri Zeka” dhe pjesa tek segmentet e magjistrales Prishtinë-Ferizaj.

Është një rrugë që ka disa telashe edhe me shpronësim, por ne veç kemi filluar me këto procedurat dhe do t’i shpronësojmë pjesët ku na duhen për t’u lidhur me rrugën “Hasan Prishtina” dhe kjo pjesë është edhe e tenderuar në këtë projekt si asfaltim. Ne do të punojmë edhe për pjesët e tjera që do të lidhen me këtë rrugë sepse tani kjo pjesë po bëhet mjaft e qarkullueshme ndërsa me këtë projekt po po bëjmë edhe përmbylljen e investimeve në zonën urbane të qytetit” deklaroi me këtë rast kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër banorët e kësaj rrugë, janë shprehur tejet mirënjohës për asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se projekte të tilla është dashur të realizohen shumë më parë.

“Asfaltimi i kësaj rruge është një përparësi e madhe për ne sepse qarkullimi ka qenë mjaft i vështirësuar. Edhe me fëmijët kemi pas mjaft telashe, prandaj falënderojmë komunën për këtë punë të mrekullueshme në lagjen tonë” u shpreh Agron Ibrahimi banor në këtë rrugë.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 50 mijë euro, ndërsa ka një gjatësi prej 390 metra dhe me gjerësi shtatë metra. Punimet e kësaj rrugë i ka kryer “Burimi Company”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img