24,04,2024

Asfaltohet rruga “Arsim Bega” në Ferizaj

Must Read

Rrugë kjo e cila konsiderohet si njëri ndër projektet më të rëndësishme për banorë e këtij lokaliteti.

Përparim Bega, banorë i rrugës “Arsim Bega” është shprehur tejet i kënaqur me asfaltimin e rrugës së tij. Ai ka falënderuar komunën e Ferizajt për realizmin e këtij projekti jetik për ta.

“Kjo është një mrekulli që po ndodh për neve banorëve. Vërtete ka qenë një rrugë tejet problematike dhe nuk kemi mundur as të qarkullojmë lirshëm sidomos fëmijët, kur shkonin në shkollë”, ka thënë Bega.

Si shumë të rëndësishme këtë rrugë e ka cilësuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se ky projekt lidh edhe rrugën “Naim Beka”, por edhe rrugën e Nerodimës.

“Është e rëndësishëm sepse ka të bëjë me një numër të madh të banorëve që jetojnë në këtë anë, dhe të cilët një kohë të gjatë nuk kanë përjetuar investime nga pushteti dhe sigurisht që është një zgjidhje për qarkullim të lirë të banorëve. Kjo rrugë ndërlidhet edhe më rrugën “Naim Beka” që del tek shkolla “Afrim Abazi”, po edhe në anën tjetër që del në rrugën e Nerodimës. Është një unazë mjaft e rëndësishme e cila po realizohet me sukses përmes operatorit ekonomik “Papembugu”, dhe besoj qw e ardhmja do të tregojë që kemi të bëjmë më një asfaltim shumë kualitativ, për shkak se baza e kësaj rrugë ka pasur një ngjeshje ndër më të mirat 120 kilo njuton për metër katror, që tregon për një afat shumë të lartë për qëndrueshmërinë e këtyre investimeve”, është shprehur kryetari Svarqa, duke uruar banorët e këti lokaliteti për asfaltimin e rrugës së tyre.

U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi mbi 1 kilometër, ka dy shtresa të asfaltimit, ndërsa komunës së Ferizajt i ka kushtuar 100 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img