23,04,2024

Asfaltohet aksi rrugore 2.5 kilometërsh që lidh Sojevën dhe Mirosalën

Must Read

Kushtet e përshtatshme klimatike kanë ndikuar në dinamizimin e punëve në rregullimin e infrastrukturës rrugore kudo në Ferizaj. I tillë ishte edhe projekti që po kryhej sot për asfaltimin e aksit rrugor 2.5 kilometërsh që lidh fshatrat Sojevë dhe Mirosalë, përkatësisht në rrugën “Cakaj”. Për të mbikëqyrur punimet që po realizohen në këtë projekt doli edhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i cili tha se në këtë zonë, janë zhvilluar disa projekte infrastrukturore e ndër më të rëndësishmit dhe me shtrirjen më të madhe është ky që po finalizohet sot.

“Sot jemi në fshatin Sojevë ku po bëhet asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Sojevë me fshatin Mirosalë, bëhet fjalë për një gjatësi të rrugës prej 3.5 kilometrash, po asfaltohet shtresa e parë me gjatësi rreth 2.5 kilometra. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 800 mijë euro, edhe kjo është në kuadër të projektit të cilin e kemi në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës ku kemi asfaltuar më herët rrugën në fshatin Pojatë, gjatë vitit të kaluar kurse pak më parë kemi asfaltuar edhe rrugën kryesore të fshatit Mirosalë. Me këtë segment dhe segmentin që do të asfaltohet ditëve në vijim do të përfundohet në tërësi si projekt” tha drejtori Bytyqi.

Tutje, ai shtoi se investimet infrastrukturore po vijojnë në gjithë territorin e Ferizajt, me intensitet të lartë në përmbushje të programit të qeverisjes lokale për rregullimin e infrastrukturës rrugore në territorin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img