19,04,2024

Asfaltohen rrugët “Oso Kuka” dhe “Isen Elezi” në zonën urbane të Ferizajt (Foto)

Must Read

Gjatë ditës së sotme në zonën urban të Ferizajt janë asfaltuar edhe dy rrugë në zonën urbane të qytetit të Ferizajt, rruga “Oso Kuka “ dhe “Isen Elezi”

Këto rrugë të cilat u asfaltuan sot kapin një gjatësi rreth gjysmë kilometric.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu  përmes rrjetit social facebook.

“Në çdo lagje të qytetit – dora e shtetit – gjysmë kilometri rrugë u asfaltua sot në qytet. Mori fund sot, vuajtja shumëvjeçare e familjeve që jetojnë në rrugën “Oso Kuka” dhe rrugën tjetër “Isen Elezi” në qytet, që në tërësi ka gjatësinë e gjysmë kilometri. Me asfaltimin e gjysmë kilometri në këto rrugë dhe rrugëve të tjera thuajse çdo ditë, po kthejmë investimet në infrastrukturën rrugore të qytetit të munguara prej shumë vitesh. Ta gëzojnë banorët! “ ka shkruar Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img