19,04,2024

Asfaltohen rrugët “Mumin Shkodra” dhe “Fitim Domi”

Must Read

Pasditen e sotme, në kuadër të projektit për rregullimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane, u asfaltuan dy rrugë me gjatësi afro 1 kilometër, përkatësisht rrugët “Mumin Shkodra” dhe “Fitim Domi”.

Për të inspektuar punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve dolën drejtorët komunal, ai i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i Urbanizmit, Lulzim Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe drejtori i Pronës, Sabri Murseli.

Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se me investimin në këto dy rrugë po i jepet zgjidhje problematikave shumëvjeçare të banorëve të këtyre zonave në qarkullimin rrugor. Ai shtoi se këto dy rrugë por edhe të tjera që janë kryer e do të asfaltohen ditëve në vijim janë projekte në kuadër të programit të veçantë të qeverisjes lokale të udhëhequr nga Kryetari Aliu, që të rregullohet përfundimisht infrastruktura rrugore në zonën urbane të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img