19,04,2024

Asambleisti komunal Lulzim Grainca dhuron 10 mijë kg miell për familjet skamnore në Ferizaj

Must Read

Në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe nga kryetari z.Agim Aliu që ka një bashkëpunim të shkëlqyer me biznese ferizajase, filloi aksioni i shpërndarjes së 300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet skamnore nga bisneset ferizajase, të prirë nga asambleisti komunal z.Lulzim Grainca.

Ky është aksioni i parë i tillë që nisi sot, e që do të vazhdoj edhe ditëve në vazhdim dhe shpresojmë që do të zgjerohet edhe më tej. Gjatë shpërndarjes së këtyre pakove ushqimore dhe higjienike asambleisti ferizajas dhe pronar i shumë bizneseve në Ferizaj dhe jashtë tij z.Lulzim Grainca dhuroi donacion edhe 10 mijë kg miell për afro 500 familje skamnore në komunën tonë.

Nuk është kjo e tëra nga ana e tij, sepse ai është i gatshëm që të ndihmoj edhe në aksione të tjera për të ju dal në ndihmë atyre që kanë nevojë në këtë kohë pandemie të mbërthyer nga virusi Corona.

Kjo është iniciativa e parë e ndërmarrur nga ai në këtë gjendje që jemi dhe e përkrahur nga shumë bisnese ferizajase dhe tanimë ka edhe iniciativa tjera të shumta nga të tjerët.

Një nismë e mbarë që është duartrokitur dhe mirëpritur nga të gjithë.

Ky vullnet bëmirës na duhet sot më së shumti si i z. Lulzim Grainca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img