19,04,2024

As moti me shi, nuk i ndali mbështetësit e AAK-së!

Must Read

Ferizaj.05.06.2017.  Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në një tubim parazgjedhor në Ferizaj ka thënë se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis, nëse ai merr drejtimin e qeverisë.

“Korrupsioni ka shkatërruar edhe perandori e shtete të mëdha. Perandoria Romake u rrëzua sepse sistemi i saj u korruptua. Nëse një perandori aq e madhe, fuqia më e madhe e asaj kohe rrëzohet, cka mund t’i bëjë korrupsioni një shteti në nisje? Korrupsioni për të tilla shtete jo vetëm që është i dëmshëm, por është edhe i rrezikshëm. E pengon zhvillimin e atij shteti. Prandaj na duhet shteti i së drejtës. Na duhet ta luftojmë korrupsionin, pa pushim” ka thënë  Haradinaj.

Të pranishmit i ka peërshëndetur edhe Xhavit Zariqi,kandidat peër deputet nga radhët e AAK në koalicionin PDK-AAK-Nisma.

“Do t’ia kthejmë perspektiven të rinjve tanë duke punuar fort në ndërtimin e një sistemi të arsimit dhe edukimit të zhvilluar e të përparuar.Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjëve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëvë të tjera.Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë tolerancën fetare dhe të mos lejojmë ndikime të ekstremizmave të dhunshëm mbi të rinjtë tanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin.E ardhmja jonë është e ardhme e bazuar në arsim, shkencë, në përparim dhe zhvillim të vendit” tka thënë Xhavit Zariqi, kandidat për deputet nga Ferizaj.

Tubimin e ka peërshëndetur edhe Fribert Pflynger, diplomat dhe sekretar i shtetit gjerman.

Ai më këtë rast ka shprehur besimin për kandidatin e nominuar për president,Ramush Haradinjann,se është njeriu i cili edhe në ditët më të vështira diti të jap atë që më së shumti i duhej Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img