28,03,2024

Arsyeja e vërtetë pse shumë njerëz i hanë thonjtë

Must Read

Ngrënia e thonjve është një veprim shumë i përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët.

Termi teknik me të cilën përshkruhet ku veprim njihet si onicofagia dhe nuk ka të bëjë vetëm me anën estetike, por edhe me higjienën e gojës.

Sipas psikologëve, fëmijët që hanë thonjtë, e bëjnë për të përballuar stresin. Mund të jetë prej mësimeve, një filmi të frikshëm, ngritjes në mësim, apo situatave të ndryshme tensioni, apo edhe sepse kanë parë dikë të rritur në familje që e bën diçka të tillë.

Sa i takon të rriturve arsyet janë të ndryshme, ku nga studimet e kryera rezulton se personat që i hanë thonjtë janë perfeksionistë dhe kanë pritshmëri të mëdha.

Po ashtu është zbuluar se një veprim i tillë është i trashëguar dhe se kush ka një prind që ha thonjtë, është i prirur që ta bëjë një gjë të tillë.

Por si mund të hiqet dorë nga një zakon i tillë. Si për të rriturit edhe për fëmijët, ndëshkimi nuk shërben për të luftuar problemin dhe as manikyri me shije të shpifur.

Gjithçka ka të bëjë me luftën me veten, ku duhet pasur vullneti dhe vetëdija për të mos e përsëritur një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img