26,04,2024

Arsimtarët nuk janë të kënaqur me rritjen e pagës vetëm 4 %

Must Read

28.12.2017. Sindikata e Bashkuar e Arsimit thotë se nëse pagat e mësimdhënësve rriten vetëm për 4%, nga janari ata do të futen në grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në konferencën përmbyllëse për media, paralajmëroi se ata nuk janë të kënaqur me një rritje aq të vogël të pagave.

“Problemi i fundvitit është paralajmërimi për ngritje pagash nga janari. Është folur për një ngritje shume të vogël të pagave dhe SBASHK-u ka reaguar fuqishëm për ngritjen kaq të vogël. Unë kam frikë që jo vetëm arsimi, por edhe sektorët tjerë mund të na sjellin greva”, ka thënë ai.
Jashari tha që viti që lamë pas u karakterizua me shumë sfida.
Jashari shtoi se në kabinetin e kryeministrit është dërguar projektligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-a dhe shpresojnë si ai do të votohet shumë shpejt në Kuvend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img