Ferizaj

Arrestohet pasi hyn me veturë në shesh


Një person është arrestuar mbrëmë në Ferizaj, për shkak se ka hyrë me veturën e tij në sheshin e qytetit. Me këtë veprim ai ka rrezikuar këmbësorët.
I dyshuari gjatë arrestimit ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

To Top