Lajme

Arrestohet ish-kryetari i komunës paralele të Shtërpcës


Publikuar më:


largea-largea-arrestimi-policia-e-kosoves-138423993114299708151436284765

Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka arrestuar një person në komunën e Shtërpcës, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Basri Shabani ka thënë për Klan Kosova se të dyshuarit i janë gjetur në pronësi ilegale armë, bëhet fjalë për një AK-47, një pistoletë, sasi municioni, uniforma ushtarake dhe një granatë dore.

Sipas Shabanit i arrestuari është Zvonko Mihalioviq dhe përpara ka qenë kryetar i komunës paralele të Shtërpcës.

Comments
To Top