29,03,2024

Arrestohen katër persona për “transplantim dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore” në Prishtinë

Must Read

Bazuar në informatat dhe hetimet e realizuara nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 16.05.2019 është realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar për kryerje të veprave penale:

‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’

‘bashkëkryerja’

Ky operacion policor i përbashkët është realizuar me institucionet tjera si: inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe pas këtyre veprimeve hetimore janë arrestuar të dyshuarit, prej tyre dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra. Gjatë këtij operacioni policor si prova materiale nga inspektorati shëndetësor janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente tjera të ndryshme.

Tre (3) të dyshuarve me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./ Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img