Uncategorized

Arrestohen dy shqiptarë për drogë me vlerë 4 milionë euro


Publikuar më:


Në një magazinë në zotërim të një shtetasi nga Mali i Zi por rezident në Itali,  në komunën Casalabate të Leçes, policia italiane ka sekuestruar  600 kg marihuanë e një pistoletë.

Lënda narkotike do të vlente rreth 4 milionë euro.

150 kg marihuanë të tjera janë sekuestruar në automjetin e 2 korrierëve shqiptarë që merreshin me transportin e shpërndarjen e saj në të gjithë territorin italian.

Hetimet e operacionit policor kanë vërtetuar se shqiptarët trafikonin çdo ditë nonstop lëndën narkotike me anë të automjeteve të marra me qira. Pas çdo rikthimi në magazinë korrierët shqiptarë rimbushnin makinën me drogë e riniseshin për një transport të ri të lëndës narkotike.

Si policisë italiane kjo magazinë ishte një pikë e rëndësishme nevralgjike e depozitimit e shpërndarje së drogë në veri të Italisë e në pjesën qendrore të saj.

.

Comments
To Top