19,04,2024

Arrestimet e sotme për terrorizëm, Policia: S’ka vend për shqetësim

Must Read
Policia e Kosovës / Ilustrim

Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Në kumtesën e publikuar thuhet se, “gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin” dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

“Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm”, tha Kelani./Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img