19,04,2024

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve – zyrtar policor për marrje ryshfeti

Must Read

Ferizaj – 15 shtator 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve H.D dhe M.M, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa për të njëjtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Të pandehurit dyshohen se kane kërkuar ryshfet nga i dëmtuari B.R. në shumë prej katërqind (400) euro, me qellim që të mos ekzekutojnë aktgjykimin e Gjykatës Themelore ne Ferizaj –Divizioni për Kundërvajtje, për zbatimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të kategorisë “ B” në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, ndërsa më 13 shtator 2019 një një restorant, i pandehuri H.D., ka pranuar për vete dhe kolegun tij M.M. katër (4) kartëmonedha nga njëqind (100) euro të vendosura në pako të cigareve.
Andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Hysnije Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka refuzuar, ndërsa konform dispozitës së nenit 183 të KPPRK-së të njëjtëve u është caktuar masa arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img