20,04,2024

Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Must Read

Republika e Kosovës, duke mos qenë anëtare në Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, përveç që po u sjell probleme qytetarëve që lëvizin me automjete jasht territorit të Kosovës, gjithashtu po u sjell probleme edhe atyre që lëvizin brenda republikës. Në veçanti Kartoni i Gjelbër po u sjell probleme mërgimtarëve, të cilët, gjithnjë kanë kontribuar dhe po i kontribuojnë edhe tani ekonomisë së vendit! Mërgimtarët po detyrohen që edhe sot e gjithë ditën, para se të hyjnë në territorin e RKS, të paguajnë policën kufitare, sepse Kompanitë e Sigurimeve të vendeve nga vijnë nuk e mbulojnë territorin e RKS! Kjo po ndodh për shkak se Kosova nuk është akoma anëtare e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
Problemet për Anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove fillimisht kishte problemet juridike dhe politike që shkaktonin ngecje në iniciativën që Industria e Sigurimeve të pregaditet në drejtim të anëtarësimit në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Si problem kyq juridik ishte Korniza Ligjore, që është edhe baza themelore e industrisë së sigurimeve. Korniza Ligjore do të mundësonte një zhvillim dhe avancim të vazhdueshëm të industrisë së sigurimeve. Ky është njëri problem. Ndërsa problemi tjetër është ai politik , për arsye se Kosova nuk është anëtare e Organizatën e Kombëve të Bashkuara. Këto dy çështje po e stagnojnë zgjidhjen e Kartonit të Gjelbër.
Deri më tani janë bërë shumë përpjekje drejt anëtarësimit të Kosovës në BKGJ por pa sukses. Byroja Kosovare e Sigurimeve është munduar të gjejë ndonjë modalitet që Kosova të jetë anëtar i asocuar ose të ketë mbështetje nga ndonjë shtet që është anëtar i BKGJ, por është refuzuar nga Këshilli Ekzekutiv, siç thamë, për shkak të mosanëtarësimit në OKB.
Nëse do të arrihej njëra nga këto mundësi, atëherë do t’u ndihmonte qytetarëve kosovarë, që të lëvizin drejt vendeve të BE-së dhe anasjelltas, sigurisht duke gëzuar privilegjet e dyanshme, deri në anëtarësimin definitiv të RKS në OKB.

Kushtet që duhet plotësuar vendi kandidat për anëtarsim në Byronë e Kartonit të Gjelbër

Para se të bëhet anëtar në BKGJ, vendi kandidat, duhet t’i plotësojë disa kushte, siç janë:
1) Duhet të jetë anëtar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),
2) Duhet të ketë nënshkruar Konventën e Vjenës, për shenjat e trafikut dhe sinjalistikën e trafikut rrugor,
3) Duhet të ketë Ligjin për Sigurimet e Detyrueshme të Autopërgjegjësisë,
4) Duhet të ketë themeluar Byronë Nacionale të Sigurimeve, dhe
5) Duhet të ketë Garancionin e Efikasitetit Financiar të Byrosë.

Pasi të plotësohen këto kushte, atëherë bëhet aplikimi dhe dorëzohet. Më pastaj vendos Këshilli i BKGJ-së për anëtarësim.
Vlen të theksohet se Republika e Kosovës i ka përmbushë disa kushte, por ende nuk e ka plotësuar Nënshkrimin e Konventës së Vjenës, si dhe anëtarsimin në OKB, gjë e cila është dhe do të mbetet ende sfidë për vendin tonë!

Memorandum mirëkuptimi (MOU)
Në mungesë të Kartonit të Gjelbër në Republikën e Kosovës është paraqitur nevoja e arritjes së marrëveshjes së mirëkuptimit me shtetet fqinje dhe më gjerë, në mënyrë që policat e sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndaj palës së tretë, si dhe procedurat e trajtimit të dëmeve, të njihen nga të dyja palët, respektivisht kompanitë e sigurimeve të shteteve përkatëse.

Deri më tani, Republika e Kosovës ka tri memorandume të mirëkuptimit me tri shtetet fqinje:
Memorandum mirëkuptimi me me Republikën e Shqipërisë, me Republikën e Maqedonisë si dhe me Serbinë.
Bazuar në gjendjen e tanishme dhe deri në anëtarësimin e plot të RKS-së në BKGJ-në, Rekomandojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës të përkrah pa rezervë BKS-në, në intensifikimin e lobimeve dhe shfrytëzimin e të gjitha kanaleve diplomatike, që të bëjë Memorandume Mirëkuptimi edhe me vendet tjera, sikur ato të autopërgjegjësisë me Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, pasi që shumë vende anëtare të BKGJ-së e kanë njohur Republikën e Kosovës.

MSc. Muzafer OSMANI
Drejtor, Filiali Ferizaj
INSIG Sh.a

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img