24,04,2024

Amerika i kundërpërgjigjet Serbisë për qendrën ruse në Nish, ja çka do të bëjë me Bonsteelin në Ferizaj

Must Read

Nënpresidenti i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se i mbetet Serbisë që të merr vendimin përfundimtar se çfarë do të bëjë me qendrën ruse në Nish, dhe thekson se pyetja për SHBA-të është se si ata të jenë të pranishëm në Evropën Juglindore.

“Propozoj që prania e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it dhe Bondsteel-it në Kosovë mos të jetë e përkohshme, por e përhershme, në mënyrë që të tregohet se Amerika si fuqi do të mbetet aty edhe në të ardhmen”, thotë Wilson për “VoA”, transmeton lajmi.net.

Se Amerika po kthehet në Evropën Juglindore dhe në Ballkan, thotë eksperti në Uashington, tregon edhe takimi i presidentit Donald Trump me përfaqësuesit e Iniciativës tri detrat në Poloni, paralajmërimi i vizitës së nënpresidentit Mike Pence në Mal të Zi dhe shkuarja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Uashington.

“Kemi shumë punë, do të ketë edhe çështje të vështira ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë, dhe ky është rast i mirë që gjërat të zgjidhen nga fillimi. Mendoj se Shtëpia e Bardhë është e interesuar që me Serbinë të ndërtojë marrëdhënie të mirëbesimit dhe se në Uashington ekziston dëshira që Ballkanit Perëndimor t’i tregohet se nuk është harruar”, ka thënë Wilson. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img