19,04,2024

“American Black Friday” po vjen… A jeni gati?

Must Read

“E Premtja e Zezë” po afrohet me shpejtësi dhe ju doni të jeni pjesë e çmendurisë? A jeni gati për të përjetuar një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të vjetra tregtare, pa pasur nevojë të shkelni këmbët në SHBA?

Po po si n’Amerikë, “E premtja e zezë” e vërtetë po zbret në Kosovë. Bëhuni gati për të rrëmbyer zbritjet më të mëdha dhe pazaret më të mira për produktet tuaja të preferuara në fund të nëntorit.

“Black Friday” si fjalë dhe histori mund të jetë e njohur për shumë kë, por jo e përjetuar ashtu siç e përjetojnë amerikanët. Në fakt në Amerikë më shumë njerëz planifikojnë të bëjnë blerje gjatë “Black Friday” se sa të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Mund të duket e çuditshme, por është një fakt! Prodhuesit ofrojnë artikuj me çmime të ulëta vetëm e vetëm për këtë ditë.

“E premtja e Zezë” është një ditë e vitit ku mund të merrni më të mirën ndonjëherë. E drejtë! Black Friday është dita më e madhe e blerjeve të vitit. Që nga viti 1932, ajo është konsideruar si fillimi i periudhës së blerjeve të Krishtlindjeve në SHBA dhe pastaj në shumë vende të tjera të botës. Shumica e bizneseve të mëdha në këtë ditë ofrojnë zbritje marramendëse. “E premtja e zezë” rrjedh nga SHBA, ku vikendi për Ditën e Falënderimeve është me i gjati i sezonit fillon të enjten dhe zgjat deri të dielën, kurse të premten pas drekës së përbashkët familjare për Ditën e Falënderimeve, është tradicionale që të shkohet për të blerë.

Si n’Amerikë edhe në Kosovë! ”Black Friday’ do të jetë më 24 nëntor. Kjo është pothuajse saktësisht një muaj para festave të fundvitit,  koha ideale për të bërë pazarin tuaj.

E gjitha çfarë ka  mbetur për ju është të bëni listën tuaj të dëshirave dhe të përfitoni nga përzgjedhja e kuruar e ofertave më të mira për këtë vit.

Bëhuni gati… “American Black Friday” po vjen!

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img