23,04,2024

Ambasadori Minxhozi viziton ‘’Plus Center’’

Must Read

Ferizaj.19.03.2018.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ka vizituar qendrën tregtare “Plus Center” në Ferizaj, e cila njihet si bojkotuese e produkteve nga Serbia, duke përkrahur kështu prodhimet vendore dhe ato nga Shqipëria. Gjatë vizitës në Ferizaj, Minxhozi tha se hapësira e veçantë që kjo qendër u krijon bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë e këtyre dy shteteve.
“Unë jam shumë i kënaqur që vij sot këtu, natyrisht është një diçka shumë interesante që ky super market këtu bënë përpjekje të mëdha që të ketë sa më shumë produkte nga Kosova dhe Shqipëria, natyrisht është një nismë interesante, sa më tepër mallra vendore të jenë aq më tepër stimulohet ekonomia për t’u zhvilluar, natyrisht jemi edhe për mallrat rajonale secili ka vlerën e vet, por në radhë të parë ne duhet të nxisim produktin vendas dhe nxitja e produktit vendas do të bëjë më tepër vende pune, më tepër prodhim dhe më tepër të ardhura në arkën e shtetit, prandaj edhe kompani të ndryshme nga Shqipëria janë të interesuara për të eksportuar sa më tepër në Kosovë që marka nga Shqipëria të jetë më tepër prezente në gjithë industrinë dhe nga ana tjetër jemi të interesuar po kaq që edhe produktet e Kosovës të shkojnë sa më tepër në Shqipëri, e rëndësishme është që duhet të vendosen ura komunikimi, bashkëpunimi, që kanë parasysh llojshmërinë, cilësinë e vërtet të tregut, gjithsesi një treg rajonal do të ishte shumë i rëndësishëm të zhvillohet kudo, por më tepër ne jemi të interesuar që produktet Made in Kosova dhe Albania të jenë sa më tepër prezente në treg dhe këtu po shikojmë që ky trend është në rritje”,tha Minxhozi.
Ndërsa, pronari i qendrës tregtare ‘’Plus Center’’, Sylejman Neziri, kërkoi nga institucionet lehtësira më të mëdha për prodhuesit vendës.
“Ky market shumicën e rasteve u jep përparësi prodhimeve vendore, ambasadori ka ardhur me një qëllim të caktuar, unë kam qenë para disa ditëve në zyrën e tij dhe i kam shpjeguar qysh ne nuk kemi mundësi që me parën tonë ta blejmë një artikull që nëna Shqipëri na mbajti gjatë luftës, kurse pushtetarët tanë janë të gatshëm të bashkëpunojnë me produktin e Serbisë sesa të Kosovës”,tha Neziri.
“Ne çdo ditë e më tepër po mundohemi që të krijojmë ura bashkëpunimi pa barriera, natyrisht ne nuk do heqim institucionet doganore, por ne do mundohemi që të përfitojmë si Shqipëria ashtu edhe Kosova për t’i lehtësuar këto nga eksperiencat më të mira që ka Kosova dhe Shqipëria për të pasur një shkëmbim sa më të natyrshëm dhe pa pengesë të cilat herë pas here pengojnë tek zhvillimi, unë mendoj se sa më tepër të ketë një ndërlidhje në mes institucioneve tregtare biznesore në mes dy vendeve aq më tepër do jetë trysnia dhe ndaj organeve vendimmarrëse si nga Kosovë ashtu edhe në Shqipëri për të hequr ato barriera që pengojnë në zhvillimin e përbashkët”,tha Minxhozi.
‘’Plus Center’’, që deri në vitin 2016 funksiononte me emrin ‘’Plus Market’’, është i njohur për bojkotimin e produkteve serbe, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img