19,04,2024

AM Wedding dresses storie suksesi e biznesit ferizajas

Must Read

Se bizneset ferizajase po kalojnë kufijtë shtetëror  tani më nuk është risi. Por kur kjo arrihet edhe në  lëmin e modës ku ka një konkurrencë shumë të madhe atëherë   vërtetë është lajmë se  Ferizaj ka talentë dhe njerëz që dinë të bëjnë biznes.

Në këtë lëmi  AM Wedding dresses po thyen barrierat dhe po tregon  se jo  vetëm brendet botërore janë ato që  pëlqehen në botë.

Dhe ja vlenë të  ceket se vellot e krijuara  nga AM Wedding dress tek LUFTA E NUSEVE, në Shqipëri mori lavdata  të mira edhe konkurretet e  nuses, ku  një ndër to ishte  edhe ndërkombëtare  dhe rezultoi me një  fitore, vendi i parë.

Fotosesionet e fundit nga AM Wedding dresses të realizuara në Milano dhe Dubai kanë zgjuar interesimin e përcjellësve të modës e sidomos  të çifteve të reja.

Videot e AM Weding dresses tani po qarkullojnë edhe në faqet e modës të cilat kanë mbi 2.1 milion  ndjekës  prej  nga sesionet e fundit po pëlqehen nga  adhurues të modës edhe jashtë Kosovës.

E  prapa gjithë këtyre sukseseve po qëndron  Almedina Mjaku, e cilë është  vetëm 24 vjeçare.

Almedina Mjaku nuk fshehë ambiciet e saja. Ajo synon që krijimet e saja  të vazhdojë  ti shpërndajë edhe më shumë. E këtë  po e bazon në kërkesat që asaj kanë filluar ti vijnë edhe nga  jashtë Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img