29,03,2024

Aliu zotohet se do ta fuqizoj rolin e Këshillit të Prindërve në vendimmarrjen lokale

Must Read

Ferizaj. 09.02.2018. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit, Bashkim Hyseni sot gjatë ditës përshëndetën punimet e Kuvendit Zgjedhor të Këshillit të Prindërve në Ferizaj.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu uroi që ky kuvend zgjedhor të nxjerr organet e veta drejtuese të cilat do të angazhohen maksimalisht për përfaqësimin më të fuqishëm të prindërve në këtë këshill si dhe u shpreh se edhe në platformën e tij qeverisëse dhe zotimet e tij është theksuar bashkëpunimi me të gjithë akterët institucional dhe joinstitucional për të krijuar kushte të përshtatshme për arsim të mirëfilltë, me theks të veçantë ri fuqizimin e rolit të prindërve në vendimmarrjen lokale që do të rezultojë me plane e strategji efikase për arsim cilësor dhe luftë dukurive negative në shkolla.

Kryetari Aliu gjithashtu theksoi se ky sektor, pra sektori i arsimit do të jetë njëra ndër fushat ku qeverisja komunale do të ketë një qasje me kujdes të shtuar për të evituar problemet me të cilat ballafaqohet aktualisht si dhe për të sjell investime e për të aplikuar projekte zhvillimore për rritjen e cilësisë në arsim.

Përveç kësaj, kryetari Aliu garantoi përfaqësuesit e prindërve se në konsultë të përhershme me ta do të përzgjidhen drejtuesit e shkollave dhe këshillat e tyre do të zbatohen plotësisht si pjesë e platformës sonë qeverisëse në fushën e arsimit.

Edhe drejtori i Arsimit, Bashkim Hyseni u shpreh se Këshilli i Prindërve ka një rol të veçantë të cilin Drejtoria e Arsimit do ta intensifikoj dhe fuqizoj, duke u konsultuar vazhdimisht në të mirë të një plani më efikas për mbrojtjen e të rinjve nga dukuritë negative në shkolla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img