29,03,2024

Aliu takon drejtues të FVK dhe udhëheqës të klubeve të KVF “Kastrioti” dhe “Ferizaj”

Must Read

Ferizaj.02.03.2018. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, KV “Kastrioti” – femrat si dhe KV “Ferizaj” – femrat

Kryetari Aliu, shoqëruar edhe nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati – Shabani, sot ka pritur në takim drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës , përfaqësuesit e Klubit të Volejbollit “Kastrioti” – femrat si dhe KV “Ferizaj” – femrat.

Në këtë takim, drejtuesit e FVK-së uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës duke u shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë me institucionet sportive lokale për avancimin e mëtejmë të sportit të volejbollit në nivel lokal.

Abedin Ibrahimi, Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës u shpreh se Ferizaj ka arritur suksese kulminante në këtë sport, duke nxjerr edhe kampion në gara rajonale e ndërkombëtare.

Në anën tjetër, kryetari Aliu falënderoi për vizitën drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke i siguruar se bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe FVK-së nuk do të mungoj.
Aliu theksoi qasjen e institucionit të Komunës që sportin ta avancoj edhe më tutje, tashmë me realizimin e projektit të ligës shkollore të sportit që do të shërbej për një rini të shëndosh dhe të angazhuar si dhe avancimit e masivizimit të sportit në nivel lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img