25,04,2024

Aliu: Ferizajasit e zhgënjyer me Sfarqën(Video)

Must Read

Anëtari i Kuvendit Komunal në Ferizaj, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Aliu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Mendun Abazin se, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa në vitin 2015 ka bërë një mori shkeljesh ligjore. Sipas tij, me buxhet të komunës, Sfarqa ka bërë kërdi dhe se nuk përfill asnjë rregull, ligj e kod.
Aliu, thotë se për këtë kanë kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, dhe se përgjigja e tyre ka qenë e dhimbshme./Tribuna Channel/

Qytetarët e Ferizajt ia ka parë sherrin votimit të Muharrem Sfarqës për kryetar të kësaj komune. Kjo pasi që ai ka bërë shumë shkelje ligjore dhe se Kuvendi Komunal është shndërruar në cirk. Kështu, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, Këshilltari i PDK-së, në Ferizaj, Lulzim Aliu.

Ai ka thënë se në Kuvendin Komunal nuk dihet as se çka votohet pasi që kryetari Sfarqa sipas tij ka blerë edhe anëtarët e këtij të fundit.

Aliu, ka folur edhe për të hyrat vetanake në këtë komunë duke thënë se në dy vitet e fundit ka rënie të të hyrave./Tribuna Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img