25,04,2024

Aliu: Do të merren masa disiplinore ndaj stafit për ngjarjen e mbrëmshme

Must Read

Ferizaj.08.03.2018. Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Besnik Berisha, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me ç‘rast stafi drejtues i këtij institucioni njoftoi drejtuesit komunal me gjendjen në këtë institucion.
Në këtë vizitë kryetari Aliu premtoi angazhim maksimal të qeverisjes lokale në kapërcimin e sfidave me të cilat ballafaqohet shëndetësia në nivel lokal.

Edhe për publikimin e videos, mbrëmë në emisionin “Interaktiv” në televizionin kombëtar KTV (Kohavision), ku një qytetar kishte incizuar një moment në të cilën stafi shëndetësor shihej teksa luante në lojëra kompjuterike, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu theksoi se konform statutit të institucionit, rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës, do të merren masat disiplinore ndaj punëtorëve të evidentuar në pamjet e publikuara.
Për saktësinë e informacionit për publikun, ngjarja ka ndodhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 2 dhe jo në Spitalin e Ferizajt, sipas raportimeve të mediave.

Kryetari Aliu dhe drejtori i Shëndetësisë Berisha, kanë kërkuar menjëherë ngritjen e një komisioni disiplinor përkitazi me këtë rast dhe konform statutit të institucionit, rregulloreve dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës, do të merren masat disiplinore ndaj punëtorëve të evidentuar në pamjet e publikuara.

Ditë më parë, përkitazi me përgjegjshmërinë në punë të shërbyesve civil dhe publik, kryetari Aliu, ka marr një vendim, vendim ky që do të mbroj në radhë të parë të drejtat qytetare, në rastin konkret të drejtat e pacientëve.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari Aliu falënderon qytetarët për bashkëpunimin në denoncimin e rasteve të shkeljeve disiplinore të shërbyesve civil dhe publik, në rastin konkret të stafit shëndetësor, denoncime këto që rrisin nivelin e përgjegjësisë dhe nxisin reagimin konform ligjit të institucionit të komunës.

Në anën tjetër, ekzekutivi i Komunës së Ferizajt, ka filluar implementimin e politikave zhvillimore të cilat paraqesin vizionin e kryetarit Aliu për shëndetësi efikase dhe moderne.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img