24,04,2024

Aliu dënon incidentin e dëmtimit të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Komuna e Ferizajt ka marr informacion për dëmtimin, gjegjësisht thyerjen e xhamave në dy kisha ortodokse serbe që gjenden në territorin e Ferizajt përkatësisht në Kishën Ortodokse në Varosh dhe në Talinoc të Muhaxherëve. Me të marr një informacion të tillë, Kryetari i Komunës së Ferizajt është interesuar për këtë rast dhe përkitazi me të njoftohet se edhe organet e sigurisë dhe drejtësisë po zhvillojnë hetimet.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dënon këtë incident duke u shprehur
“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marr veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndër fetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është është simbol i qytetit të tolerancës fetare. Unë vazhdimisht kam kontakte me klerin fetar të të gjitha besimeve, raportet tona të bashkëpunimit janë në nivelin e duhur dhe se as këto incidente nuk do të zbehin raportin tonë. Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img