29,03,2024

Aldon Sadiku, nënkampion Ballkanik në Bodybuliding

Must Read

Pas një përgatitje të gjatë,më në fund vjen edhe shpërblimi.Nga 18-20 Maj  në Rumani u mbajt Kampionati Ballkanik  (Drobeta Turnu Severin) në Bodybuliding, ku Aldon Sadiku nga Ferizaj u shpallë nënkampion Ballkanik.

“Kjo ishte gara ime e parë jashtë vendit dhe u shpalla Nënkampion Ballkanik në kategorinë “Men’s classic bodybuilding”,por fakti është se mbrapa meje mbetën serb e rumun dhe kjo për mua llogaritet si një fitore shumë e madhe” ka thënë Sadiku
Sadiku ka falënderuar Federatën e Bodybulidingut dhe Fitnesit të Kosovës për angazhimin që treguan ndaj garuesve duke i motivuar.

“Faleminderit familjes sime për përkrahjen e vazhdueshme, gjithë shoqërisë, Gjithashtu faleminderit edhe Studio Elvira për mbështetje!E Gjithë kjo punë dhe këto rezultate të një pas njëshme nuk do të mund të ishin arritur pa ndihmën e trajnerit Xhevat Asllani,ku edhe e falënderoj shume,dhe i them qe ky është vetëm fillimi dhe gara parë jashtë vendit,shpresoj dhe besoj të vazhdoj këtë ritëm dhe mos të ndalem asnjëherë” ka thënë Sadiku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img