20,04,2024

Akuza ndaj drejtorit të Maksillës për përjashtimin e mjekut Sami Salihu

Must Read

Largimi nga puna i profesorit të mjekësisë Sami Salihu ka ngjallur reagime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fillimisht reaguan kolegët e tij të Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale, të cilët konsideruar se me largimin e Salihut rrezikohet mbyllja e njësisë.

Për largimin e Salihut ka reaguar ashpër publikisht edhe djali i tij, Leminot Salihu, i cili është edhe specializant në klinikën ku ka punuar babai i tij. Ai ka akuzuar drejtorin e Klinikës Dr. Agron Bytyqi, se për interesa të tij personale e ka denoncuar Salihun në Komisionin Disiplinor, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas një aksidenti të rëndë, Babi shpëtoj, por kurre nuk e kisha menduar që po në atë kohë, në atë gjendje që ai ndodhej njerezit kane me e shfrytezu kete situate dhe do të ishin në gjendje të bënin gjithqka per me arrit deri te posti. Pas nje kohe shume te shkurt, ku ende ishte ne koma i thyhet zyra dhe i mirret nga i ashtuquajturi UD Drejtorit”, ka shkruar Leminot Salihu në Facebook, duke aluduar në Bytyqin pasi ai ka qenë U.D. para se të zgjidhej drejtor në konkursin e fundit.

Ai ka shtuar se Bytyqi vazhdimisht ka tentuar ta kategorizojë Salihun si të pa aftë për punë, për shkak të interesave të tij personale.

“Ne vend se me e ruajt konsulltantin e vetem qe kishin e largoj nga Zyra e tij ia hodhi gjerat jashte para 1 muaji dhe ne fund e denocon per mungesa ne pune”, ka shkruar tutje ai.

Reagimi i plotë i Leminot Salihut:

Zakonisht nuk shkruaj ne rrjete sociale per probleme e gjera personale, mirepo kete shkrim nuk mund te rrija pa e shkruar.

Pas një aksidenti të rëndë, Babi shpëtoj, por kurre nuk e kisha menduar që po në atë kohë, në atë gjendje që ai ndodhej njerezit kane me e shfrytezu kete situate dhe do të ishin në gjendje të bënin gjithqka per me arrit deri te posti. Pas nje kohe shume te shkurt, ku ende ishte ne koma i thyhet zyra dhe i mirret nga i ashtuquajturi UD Drejtorit.

Prof. Samiu u kthye ne klinike, qysh nga fillimi e ka prite me skepticizem dhe eshte mundu me e kategorizu si jo te afte per pune, vetem e vetem për interesa personale.

Per prindin tim nuk mbaj asnje pike modestie dhe me plote mendje dhe bindje them qe ne kohen kur ai ka qene drejtor Klinika e Kirurgjisë Maxillofaciale ka qene e plote në operacione, pacientet nuk kane dale jashte vendit per me kerku sherbime. Ai eshte dhe ka qene mesues i te gjitheve, udherrefyes dhe i ka perkrahur ne te gjitha aspektet e mundshme, e ka avancuar kliniken e ka bere rrethin dhe qendrat e medha boterore ta njohin vendin tone dhe te vine ne Kosove per te na mesuar dhe bashkpunuar me ne.

Dhe tash si 63 vjeçar, falenderimi per te gjitha ato madheshti qe i ka bere per hire te kolegeve per hire te pacientave per hire te popullit tone eshte largimi nga Klinika. PSE ?

Per shkak te egoizmave dhe per shkak te karrierizmit qe kane njerezit qe jane ne gjendje me kalu gjithqka dhe me arrite aty ku aspak nuk e kane vendin.

Klinika e Kirurgjise Maxillofaciale pa Prof. Samiun nuk do te jete me si me pare, nuk ka asnje professor Ordinar, e kete do e pësojme te gjithe ne e sidomos populli jonë, ne qe jemi duke mesu aty, por po ashtu edhe ata qe na sollen ne kete situate. Ne vend se me e ruajt konsulltantin e vetem qe kishin e largoj nga Zyra e tij ia hodhi gjerat jashte para 1 muaji dhe ne fund e denocon per mungesa ne pune. Ku ka me qendru Prof ne Klinikë ???

Ne fund te fundit Ai nuk ka nevoje aspak per Kliniken e Kirurgjise Maxillofaciale por Klinika ka nevoje, populli, studentat e doktoret e rinj per te.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img