25,04,2024

Aksion i madh në Ferizaj, mbyllen 6 motele, 15 procedohen në gjykatë

Must Read

Paligjshmëria ka kohë që nuk zë vend më në qytetin e Ferizajt. Kjo falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit të Komunës, të cilët me gjithë mekanizmin e tyre operativ janë vazhdimisht në terren, në denoncimet e qytetarëve dhe kontrollin e rreptë të bazuar në rregullativën inspektuese.

I tillë është edhe aksioni që u zhvillua pak ditë më parë në koordinim me një varg institucionesh shtetërore, iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në zbatim nga Policia e Kosovës – Njësia e Krimeve Ekonomike, Njësia Kundër Trafikut me Qenie Njerëzore, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Komunës në kontroll të lokaleve hoteliere – moteleve që afarojnë në brendi të qytetit të Ferizajt dhe jashtë tij.

Nga 34 motelet e inspektuara, ndaj 15 prej tyre do të iniciohet shumë shpejt procedura pranë gjykatës, kurse 6 prej tyre janë mbyllur menjëherë për shkakun e mosplotësimit të kushteve minimalo-teknike dhe mungesave së kushteve sanitare.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës tha se ky aksion kaq i gjerë që është shtrirë mbi qytetin tonë dhe rrethinën ka një qëllim, atë të shmangies së dukurive eventuale devijante në këto biznese dhe kontrollit sanitar që parashihet me normativin ligjor në fuqi.

Ai tutje, tha se do të vazhdohet edhe ditëve në vijim me këtë aksion dhe se vazhdimisht inspektorët e tregut dhe sanitar janë në vëzhgim e kontroll të afër të këtyre llojeve të bizneseve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img