25,04,2024

Aksidenti në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vdes 34 vjeçari

Must Read

Ferizaj, 22 qershor – Një vet-aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së në Llapnasellë.

Trupi i pajetë i viktimës mashkull 34 vjeç, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut pas konstatimit të vdekjes me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img