20,04,2024

Aksident në qendër të Ferizajt, tre të lënduar

Must Read

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30 vjeçare e cila sipas dëshmitarëve ishte edhe shtatëzënë, dhe dy pasagjerë tjerë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe është jasht rrezikut.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Sipas dëshmitarëve okular deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i kamionit të kompanisë “Bardhi” ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën  drejtueses së makinës, gjë që shihet edhe nga fotot e bëra nga gazetari i Ferizajpress  në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img