20,04,2024

Aksident në Prelez të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.19.11.2017. Rreth orës 23:00 në Prelez të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një makinë ka dal nga rruga.

Reshjet e para të borës kanë bërë që rrugët të paraqesin rrezik për vozitësit,

Si duket bora ka zënë në befasi vozitësit të cilët nuk po përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në komunikacion. Kjo ka bërë që në Prelez të Ferizajt një makinë të humb drejtimin dhe të rrotullohet dhe të dal nga rruga.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me shkaqet e aksidentit.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi ligji për pajisjet dimërorë dhe sipas Policisë së Kosovës vozitësit të cilët nuk do ti përmbahen këtij ligji do të gjobiten pasi rrezikojnë sigurine në komunikacion.

Nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img