24,04,2024

AKR mbështet vendimin e Kryesisë së Degës në Ferizaj për koalicion me LDK-në

Must Read

Ferizaj.12.11.2017. Aleanca Kosova e Re në qendër ka mbështet vendimin e Kryesisë së Degës në Ferizaj për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“AKR gjithmonë ka funksionuar sipas parimeve liberale demokratike dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionojë kështu. Ndoshta këtë shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë por vendimet e AKR-së merren nga baza, gjegjësisht nga kryesitë e degëve. Kryesia qendrore e AKR-së e respekton këtë vullnet të degëve fuqishëm”, thuhet në komunikatën e AKR-së për media.

“Dega e AKR-së në Ferizaj ka lidhur koalicion me LDK në Ferizaj dhe ne e mbështesim fuqishëm vullnetin e degës, ashtu siç mbështeten edhe koalicionet tjera nëpër Kosovë”.

Kjo komunikatë vjen pas reagimit të kandidatit për kryetar të Ferizajt nga AKR-ja, Amir Rexhepi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img