24,04,2024

AHMETI MERR PËRKRAHJE NGA LABINOT TAHIRI: SHKO PUSHO NË DUBAI APO SPANJË

Must Read

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Aleancës për Kosovën e Re , Labinot Tahiri, i ka dhënë përkrahje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të fotos së tij në një jaht në Budva të Malit të Zi.

Përmes një komenti të shkruar në profilin e kryetarit të Prishtinës, Labinot Tahiri i jep një ide tjetër Ahmetit. Tahiri i thotë Ahmetit të shkojë në pushime në Dubai apo Spanjë, me arsyetimin se është lodhur.

“Bëj sefa e bëj sa të mundesh ditët e lumtura i nderuari Shpend Ahmeti, nëse ke mundësi shko në ndonjë Dubai apo në Spanjë, se për që lodhesh e nuk e sheh ndoshta as familjen tënde me ditë e me javë, nuk po mërzitet kush nga shoqëria jonë”, ka shkruar Tahiri.

Ai është shprehur se “ç’rëndësi ka që edhe nëse ke qenë në ndonjë jaht apo si i thonë, e rëndësishme është se ai nuk është i juaji zoti kryetarë”.

Sipas Tahirit, “nëse Kosova do të kishte më shumë njerëz si ju, do të lulëzonte edhe më shumë”. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img