19,03,2024

Agon Beqiri talenti shqiptar që po rritet në Gjermani

Must Read

Një talent tjetër kosovar i cili po shndrit në Gjermani është edhe 18-vjeçari, Agon Beqiri, i lindur në Kosovë nga Komuna e Ferizajt.

Beqiri i cili tashmë jeton në Gjermani dhe atje po e ndërton karrierën e tij në futboll, po shkëlqen në ekipin Sc Verl U19 që luan në pozitën e sulmuesit qendror, ku vetëm në sezonin e kaluar ka shënuar 16 gola dhe ka pranuar ftesë nga ekipi i parë i Sc Verl.

Në këtë sezon pas një lëndimi që ka pasur, Beqiri është rikthyer, ku në 11 paraqitjet e tij ka shënuar 6 gola, ndërsa ftesat për të përfaqësuar klube të ndryshme në Gjermani nuk kanë të ndalur.

Beqiri ka pranuar një ofertë edhe nga Paderborn dhe Armenia Bilifeld, por ai ka vendosur të përfaqësoj ekipin që ka qenë deri më tani. Po ashtu ai ka pas ballafaqim me klube të mëdha ndër tyre dhe Schalke 04 ku ka shënuar gol dhe në vazhdimësi tregon cilësitë prej një sulmuesi vrasës.

Beqiri së fundi ka marr një ftesë edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, por dëshira e tij e madhe është që të përfaqësoj vendlindjen e tij Kosovën, ku Beqiri pret një ftesë të tillë nga përfaqësuesja e Kosovës U19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img