25,04,2024

Agim Aliu viziton zonat e vërshuara të komunës së Ferizajt

Must Read

Ferizaj.04.03.2018.Reshjet e fundit shkaktojnë vërshime dhe shembje dheu në komunën e Ferizajt
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, në orët e mbrëmjes kanë vizituar zonat e vërshuara në fshatrat Tërn, Lubovc, Babush, Bablak, Koshare.

Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit dhe shkrirja e borës kanë shkaktuar vërshime në këto fshatra. Gjithashtu, si pasojë e kësaj situate edhe në fshatin Greme, në vendin e quajtur Vrella ka pasur rrëshqitje dheu, me ç’rast është vendosur shiriti sinjalizues i sigurisë.

“Ekipi i emergjencës civile, i kryesuar nga Ismajl Mehmeti – udhëheqës i sektorit, janë prezent në zonat e vërshuara dhe situata është në kontrollin e plotë të autoriteteve.
Ditëve të ardhshme do të hartohet dhe publikohet një raport për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe plani afatmesëm dhe afatgjatë i masave dhe ndërhyrjeve që duhet të bëhen për parandalimin e vërshimeve në këtë zonë” ka thënë Arben Halili, Drejtor i DSHPE-sw

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe siguroi banorët e zonës se institucioni i komunës do t’i gjendet pranë në realizimin e kërkesave të tyre për tejkalimin e kësaj situate.

 

 

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img