25,04,2024

Agim Aliu shtroi iftar për kreun e Bashkësisë Islame në Ferizaj

Must Read

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe jo vetëm, dashuria dhe solidariteti mes njëri-tjetrit janë ndër vlerat kryesore. Të tillë sonte ishin drejtuesit e pushtetit lokal me në krye Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu dhe kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu siç tashmë e kërkon tradita darkoi bashkë me drejtuesit fetar të besimit islam në Ferizaj, iftarin tradicional dedikuar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe dhënies së mesazhit të vëllazërisë, sofrës së begatë për të gjithë dhe mirësisë ndërnjerëzore.

Ferizaj kaherë ka një kulturë të respektit reciprok mes besimeve si dhe ndërveprimit në nisma komunitare mes institucioneve të shtetit dhe klerit fetar, shembull për të gjitha qendrat tjera. Në këtë frymë dhe ideimin e një të ardhme me nisma të përbashkëta u diskutua në këtë iftar të ftuar nga qeverisja lokale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img