29,03,2024

Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur përfaqësuesit e Tifozerisë “Ujqit” në kuadër të fushatës për rikthimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj” në Superligën e Kosovës.

Të enjten, futbollistët ferizajas do të kërkojnë kthimin në Superligë nëpërmjet ndeshjes së barazhit, pasi do të përballen me ekipin e “Vllaznimit” të Gjakovës që në këtë kampionat në Superligë u rendit në pozitën e 9, ndërsa “Ferizaj” në ligën e parë në pozitën e 4.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në takimin që pati me përfaqësuesit e tifozerisë “Ujqit”, mori një dhuratë, me ç ‘rast këta të fundit i dhuruan një fanellë që mban mbishkrimin “Për Ferizajn në Superligë. Forca Ferizaj” si emblemë e kësaj fushate për rikthimin në Superligë të Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek dashamirët e futbollit e të Ferizajt të cilët në mënyra të ndryshme, kanë filluar të mbështesin ekipin e Ferizajt. Një fushatë tanimë ka filluar edhe nëpër rrjetet sociale ku shumë ferizajas në fotot e profilit kanë vendosur edhe mbishkrimin “Për Ferizajn në Superligë”.

Klubi i futbollit “Ferizaj” është mobilizuar në maksimum për këtë finale, edhe tifozët “Ujqit” kanë filluar të mobilizohen ku kanë bërë thirrje që të enjten në numër sa më të madh të jenë në ndeshjen kundër “Vllaznimit” qe zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 16:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img