18,04,2024

Agim Aliu: KH “Kastrioti” ia ktheu namin hendbollit ferizajas

Must Read

Djelmoshat e hendbollit ferizajas bashkë me drejtuesit e klubit “Kastrioti” që bënë krenar gjithë qytetin dhe dashamirët e këtij sporti duke i rikthyer qytetit tonë epitetin e Kampionit të Kosovës u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani.
Në një bisedë të përzemërt urimi, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se është ky klub që ka kthyer shpresën e sportit ferizajas, epitetin e munguar për disa vite, atë të Kampionit të Kosovës. Klubi i Hendbollit “Kastrioti”, emblema e sportit ferizajas, mbrëmjen e së dielës mundi Prishtinën, duke u rikthyer pas 10 vitesh, në krye të hendbollit kosovar me titullin kampion.
Edhe drejtuesit e klubit shprehën falënderimin për mbështetjen në çdo hap të këtij rrugëtimi nga institucioni i Komunës dhe vet Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

 

Lulzim Abazi, kryetar i KH “Kastrioti” tha se rezultati i së dielës është manifestim i angazhimit dhe përpjekjes së pandalshme të kreut të klubit dhe vet lojtarëve për t’i rikthyer namin e dikurshëm klubit ikonik të hendbollit “Kastrioti”. Ai njoftoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu me gjithë rrjedhën e angazhimeve në klub, investimet e kryera, përforcimet por edhe sfidat me të cilat ballafaqohet klubi. Mirënjohje të veçantë për angazhimin e tij në drejtim të forcimit të këtij klubi, këta të fundit i rezervuan Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu i cili me gjithë administratën e tij ka ndihmuar gjatë gjithë procesit të riorganizimit të klubit, mbështetjes financiare dhe ndihmesës teknike në realizimin e objektivave që derivojnë sukseset e klubit.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe gjatë gjithë vitit 2019, mbështetja për KH “Kastriotin”, sportin elitar ferizajas, nuk do të mungoj, madje do të gjenden mundësi që kjo mbështetje të rritet edhe më shumë. Ai përmendi edhe investimet që po kryen qeverisja lokale në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe krijimit të hapësirave të reja sportive në fshatra dhe qytet.
Kupa e Kampionit të Kosovës në hendboll, si në asnjë vend tjetër, ka hijeshinë e vendosjes në vitrinën e sukseseve dekadëshe të KH “Kastrioti” në Ferizajn – kryeqytetin e sportit dhe talentëve që çdo ditë lartësojnë vlerat tona sportive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img