19,04,2024

Agim Aliu: Garantoj pagesa të rregullta për punëtorët e Caritas dhe të tjerët të angazhuar në administratën komunale

Must Read

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në një prononcim për portalin Ferizajpress, lidhur me trajtimin e pagesave të punëtorëve të Caritas-it dhe të tjerëve të angazhuar në administratën komunale deklaroi:


“Unë, si kryetar i Komunës së Ferizajt, do të garantoj trajtim të dinjitetshëm dhe pagesa të rregullta për gjithë punëtorët e angazhuar përmes Caritas-it, si dhe të tjerët në administratën komunale. Për fat të keq, punëtorët e angazhuar deri më tani, kanë vuajtur vonesa të jashtëzakonshme për pagesën e tyre si dhe trajtim joadekuat, praktikë kjo që  në mandatin tim qeverisës  do të marr fund, duke siguruar fillimisht trajtim të dinjitetshëm si dhe garanci për pagesa të rregullta për stafin e angazhuar. Ferizaj ka nevojë për staf profesional dhe garancën institucionale për të ardhurat e tyre, andaj odisejada e mospagesës së rregullt do të marr fund menjëherë. Këtu nuk ka vend për shqetësim.” – theksoi kandidati Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img